Lajme

Osmani pritet në takim nga Presidentja e PE-së, Roberta Metsola

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 04 December 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, pjesë e takimit të Osmanit me Metsolan do të jetë edhe Presidentja e Bankës Evropiane, Christine Lagarde.

E para e shtetit, pas takimit që pati me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, pasditen e së mërkurës është pritur në takim nga Metsola.

-Advertisement-

Në takimin me Costan, Osmani njoftoi se ia kishte prezantuar shefit të ri të Këshillit Evropian, dëshmitë që kanë lidhje me Serbinë për sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ajo kishte deklaruar në takim se kryeterroristi serb, Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë, e sipas saj kjo dëshmon se Serbisë i mungon gatishmëria për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktetet e agresionit ndaj Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera