Lajme

Osmani pret në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, e uron për pranimin në Komitetin Paralimpik të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 01 September 2023

Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës sot, në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës.

Në këtë takim Osmani, uroi ata pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me.

E para e shtetit, shprehi mbështetje për këtë kategori duke potencuar se “gjithëpërfshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm”.

-Advertisement-

Po ashtu, ajo tregoi edhe gatishmërinë t`i mbështesë sportistët paralimpikë edhe më tej, duke thënë se do t`iu qëndrojë pranë edhe në Lojërat Paris 2024.

Komiteti Paralimpik i Kosovës, gjithashtu sot ka mbajtur konferencë për media me rastin e pranimit të tij në atë të Evropës me të drejta të plota.

Të pranishëm në konferencë, ishin zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, presidentja e komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, përfaqësuesit e zyrës së Bashkimit Evropian, KFOR-it, si dhe përfaqësues  të Federatave Parasportive e parasportistët.

Zëvendësministrja Osmani, gjatë fjalës së saj deklaroi se mbështetja institucionale nuk do t’i mungojë komitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera