Lajme

Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 27 November 2024

Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar të Jasir Asanit. Anësori i sulmit kuqezi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në këtë kompeticion.

Asani ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij Guangju në sfidën e sotme kundër kinezëve të Shanghai Shenhua (aktualisht ndeshja po luhet dhe rezultati është 1-0), e vlefshme për javën e 5-të të Ligës së Kampioneve të Azisë.

Ky është goli i 7-të sezonal për Asanin në këtë edicion të Ligës së Kampioneve të Azisë.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy