Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 27 November 2024
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkrim që Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit t’iu referoheshin si “gjeneral”.
Sipas tij, kjo dëshmon që tani të akuzuarit nuk kanë pasur aktivitet ushtarak dhe operacional gjatë luftës.
Ai tha se detyra e Thaçit dhe Veselit ishte që të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Që 25 vjet, shtypi kosovar është i mbingarkuar me lloj-lloj shkrimesh si pozitive, si negative. Në asnjë gazetë si të kundërshtarëve e si të tonat, nuk kam lexuar t’i thuhet Hashim Thaçit, ‘Gjeneral Hashim Thaçi’. Në asnjë libër apo gazetë nuk kam parë t’i thuhet ‘Gjeneral Kadri Veseli’. Kjo e dëshmon që ata nuk kishin aktivitet të tyre ushtarak-operacional të tyre gjatë luftës së ’98-99, por kishin më shumë detyra të tyre të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare”, tha Çadraku.
Madje, ai theksoi se këto i bazon në ato që ka parë dhe dëgjuar dhe si informacione nuk i ka nga Shtabi i Përgjithshëm.
“Krejt këto i bazoj nga ato që kam parë e dëgjuar, por jo nga kontaktet e mia me Shtabin e Përgjithshëm. Janë të lexuara e të dëgjuara”, tha Çadraku
Të tjera
-
Kryesit e sulmit në Ibër-Lepenc u gjetën përmes shenjave të këmbëve
Në natë kritike të 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën në të cil...
-
Vdẹs babai i ministrit Peci
Ka vdekur Skender Peci, babai i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvill...
-
Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve – kulmi i tij apo fillimi i një periudhe të re?
Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin, është vlerësuar me më shumë se 100...
-
‘Skandali i çantës Dior’ i Zonjës së Parë: Ç’po ndodh në presidencën e Koresë së Jugut?
Korea e Jugut është në mes të krizës së saj më të trazuar politike në dekada,...
-
Gërvalla sot do të mbajë konferencë për media
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të mbajë...
-
Kurti sot në Sarajevë, Dodik nuk shprehet se është i lumtur
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë sot më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ...
-
Nagavci thotë se dialogu social mes MASHT-it dhe SBASHK-ut nuk ka munguar asnjëherë
Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshk...
-
Diskutohet për barazinë gjinore në proceset zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë...
-
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Biserko pyet nëse Vuciq është fajtor për sulmet terroriste në Kosovë
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja K...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vr...
-
Kuvendi sot me dy seanca, rreth 50 pika në rend dite
Kuvendi i Kosovës sot do t`i mbajë dy seanca plenare. E para që është vazhdim...