Lajme

Osmani: Presidenti Biden në shtator më tha “Kosovën asnjëherë nuk do ta lëmë vetëm”

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 15 December 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të kuvendit, ka folur ndër të tjera edhe për raportet e veçanta të Kosovës me ShBA-në dhe ka potencuar se sekretari amerikan Antoni Blinken, jo vetëm në adresimin e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt në tetor, por edhe në takimin e realizuar në Washington D.C., ka rikonfirmuar partneritetin e palëkundur me Kosovën.

“Në bisedat që kisha me presidentin Biden gjatë muajit shtator, ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë, e cila më së miri përshkruhet në fjalët e tij: Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm! Kjo garanci amerikane, e përsëritur edhe këto ditë, dëshmon se Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj këtë aleancë duhet ta trajtojmë si të shenjtë e ta ruajmë e ta kultivojmë përjetësisht”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera