Osmani: Për mua, çështja e kufirit Kosovë-Mali i Zi është e mbyllur
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 08 February 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për të çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e mbyllur dhe se avokon që malazezët të njihen si pakicë në Kushtetutën e Kosovës, por kjo varet nga procedurat e ndërlikuara kushtetuese.
Në një intervistë për televizionin malazez “Vijesti”, Osmani po ashtu tha se për të është i pranueshëm plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si platformë e mirë për vazhdimin e negociatave dhe se tani mbetet të shihet nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta pranojë, transmeton Klankosova.tv.
“Vijesti”: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rishikimin e marrëveshjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nga viti 2015, duke pretenduar se Kosova ka humbur 8200 hektarë territor me atë marrëveshje. A e ka kërkuar zyrtarisht atë shqyrtim nga Qeveria e Malit të Zi dhe a e keni diskutuar me zyrtarët tanë gjatë kësaj vizite në Podgoricë?
Osmani: Jo. Unë jam këtu para së gjithash për të parë se si mund të hapim një kapitull të ri bashkëpunimi. Konkretisht, sa i përket kufijve, për mua ajo çështje ka përfunduar në parlament para disa vitesh, kur ajo marrëveshje është ratifikuar mes Malit të Zi dhe Kosovës. Pastaj është një marrëveshje dypalëshe mes presidentëve të atëhershëm të Kosovës dhe Malit të Zi, një lloj deklarate në të cilën theksohen hapat e ardhshëm”.
“Deklarata e nënshkruar mes dy presidentëve parashikon ndër të tjera se do të formohet një komision i ri teknik me ekspertë nga të dyja palët për t’u ulur dhe për të trajtuar çdo çështje të hapur. Pra, unë personalisht nuk jam kundër që një komision teknik të ulet dhe ta shikojë këtë nga pikëpamja e ekspertëve, por jo nga pikëpamja politike. Si përfundim, unë nuk shoh se ka ndonjë çështje të hapur politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk e shoh këtë si një çështje të hapur që do të dëmtonte disi marrëdhëniet tona”.
“Unë e shoh këtë para së gjithash si një çështje ekspertize dhe një çështje që duhet të zgjidhet midis ekspertëve në komisionin teknik, siç parashikohet nga Deklarata e dy presidentëve, e cila u nënshkrua në 2015 dhe e cila, natyrisht, mund të zbatohet pa dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona në asnjë mënyrë. Pra, sigurisht që ka shumë njerëz që dëshirojnë ta shohin këtë si shkak të marrëdhënieve të këqija mes Malit të Zi dhe Kosovës, por ne nuk duhet t’ua plotësojmë këtë dëshirë”.
“Vijesti”: Pse të gjitha qeveritë dhe autoritetet e mëparshme të Kosovës, përfshirë edhe atë në të cilën bëni pjesë ju dhe partia juaj, nuk i njohën malazezët si pakicë në Kushtetutën e Kosovës, edhe pse kjo është kërkuar me këmbëngulje për më shumë se 10 vjet? Pse është një problem për ju?
Osmani: Unë jam absolutisht në favor të saj dhe patjetër që e mbështes këtë ide dhe e kam mbështetur gjithmonë. Mirëpo, kompleksiteti i kësaj çështje nuk lidhej asnjëherë me mungesën e vullnetit të qeverive të mëparshme dhe katër parlamenteve. Kompleksiteti qëndron te procedurat kushtetuese, mënyra e ndarjes së mandateve në parlament.
Sa vende do të marrin disa komunitete është një dispozitë kushtetuese që do të kërkonte një amendament dhe që ai amendament të miratohet, duhet të ketë jo vetëm dy të tretat në parlament, por edhe dy të tretat nga komunitetet pakicë, e cila do të votojë pro, që do të thotë se komuniteti serb ka pasur të drejtën e votës dhe nuk kam parë një vullnet të tillë nga ana e tyre për të votuar për atë amendament kushtetues.
Nëse do të ishte në dorën time, padyshim që do të ndodhte, sepse unë nuk shoh ndonjë të keqe në të pasurit një komunitet pakicë malazeze, dhe sigurisht që ka komunitete të tjera që do të donin të ishin. Përfaqësuesit e malazezëve kanë dhënë një kontribut të madh për vendin tonë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në këshillin konsultativ për komunitete që është organ kushtetues dhe për këtë është shumë e rëndësishme që ata të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në të gjitha nivelet në të cilat tani janë të përfshirë, veçanërisht në Qeveri. E përsëris, nuk bëhet fjalë për mungesën e vullnetit tonë, por për dispozita dhe procedura shumë komplekse kushtetuese. /
Të tjera
-
Kurti për pak shtyp nxënësit, hyn në shkollë pa leje
Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskor...
-
Presidenca i reagon Artan Behramit: Presidentja asnjëherë nuk ka deklaruar se kthimi në Kosovë i ish-krerëve të UÇK-së krijon destabilitet
Zyra e Presidencës ka reaguar në lidhje me disa deklarata të dhëna nga kandid...
-
Bedri Hamza: Në ditën e parë si kryeministër i filloj ndryshimet ligjore për rritjen 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Ganimete Musliu falënderon qytetarët: Bashkë do ta bëjmë Kosovën “Ma mirë”
Kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokrtike e Kosovës, Ganimete...
-
Grenell nuk ndalet me kritika, reagon edhe ndaj Kurtit: Zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme
Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisar...
-
Po vjen “stuhia e shekullit”, tornado dhe erë deri në 160 km/h, Britania dhe Irlanda në ạlarm
Zyra e Meteorologjisë në Britani ka lëshuar një paralajmërim të kuq për motin...
-
KQZ njofton për fillimin e shtypjes së fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i shty...
-
Dëshmitari thotë se raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren nuk sjell përfundim që kryerësit e kṛimit ishin shqiptarë
Dëshmitari Helmut Schreckenbauer ka pohuar të enjten në Hagë që sipas raporti...
-
Lushtaku viziton bizneset: Misioni “Ma mirë” synon të ndikoj në forcimin e ekonomisë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Zgjedhja e kryetarit të ri, KPM me arsyetim shtesë: Ka ndodhur kështu edhe në vitin 2016 – anëtarët mund të ndryshojnë rregulloren në çdo kohë
Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të ri, Besnik B...
-
IKSHPK: Nga 6 deri më 12 janar janë raportuar 7826 raste të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin
Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta ...
-
Kontingjenti i ri ushtarak moldav niset për në Kosovë
Ushtria Kombëtare e Moldavisë ka dislokuar kontingjentin e 22-të të ushtarëve...