Lajme

Osmani pas takimit me Sejdiun, Jahjagën dhe Pacollin: Do konsultohemi vazhdimisht për çështje në interes të vendit

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 13 April 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka takuar tri ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Ajo tha se përvoja e secilit prej tyre është e rëndësishme për rrugëtimin që do ta ndjekë ky institucionin.

Osmani shtoi se ata u pajtuan që vazhdimisht të konsultohen për çështje në interes të vendit.

-Advertisement-

“Mendimi i tyre i vlefshëm do të respektohet”, tha ajo.

“Kultura e mirëfilltë shtetërore ndërtohet vetëm duke e njohur dhe respektuar traditën institucionale dhe duke e shndërruar atë në përvojë të vyer, së cilës mund t’i referohemi dhe nga e cila mund të mësojmë vazhdimisht.

Për këtë qëllim, sot pata kënaqësinë t’i pres dhe të bashkëbisedoj me ish-presidentët e Kosovës, Prof.dr. Fatmir Sejdiu, znj. Atifete Jahjaga dhe z. Behgjet Pacolli. Përvoja e secilit prej tyre është e rëndësishme për rrugëtimin që do ta ndjekë institucioni ynë, por edhe mundësi për të krijuar një frymë të re në jetën tonë institucionale, atë të këshillimit të vazhdueshëm me ish-presidentët, si njerëz të cilët kanë bartur mbi supe barrën e udhëheqjes së institucionit më të lartë të vendit në periudha të ndryshme.

Bashkërisht u pajtuam që vazhdimisht të konsultohemi për çështje në interes të vendit. Mendimi i tyre i vlefshëm do të respektohet, ndërsa ne do t’i inkurajojmë ata që në cilësinë e ish-presidentëve ta vazhdojnë përkushtimin ndaj Kosovës, duke e shpërndarë imazhin e vendit të tyre gjithandej botës, nëpër forume të ndryshme politike e përfaqësuese”, shkroi ajo

Kultura e mirëfilltë shtetërore ndërtohet vetëm duke e njohur dhe respektuar traditën institucionale dhe duke e…

Posted by Vjosa Osmani on E martë, 13 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera