Lajme

Osmani pas takimit me Escobar: Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 23 August 2022

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar në Facebook për takimin që mbajti me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani ka thënë se në këtë takim ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

-Advertisement-

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera