Osmani në takim virtual me presidenten e Parlamentit Evropian, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 06 April 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim virtual me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola me të cilën diskutuan një sërë temash, që nga liberalizmi i vizave për Kosovën, situata aktuale në Evropë pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si dhe përkushtimin e Kosovës për paqe dhe dialog.
Duke e falënderuar presidenten Metsola për përkushtimin e saj për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, Osmani ritheksoi se populli i Kosovës është populli më pro-evropian në botë, prandaj e drejta për të udhëtuar lirshëm duhet garantuar pa vonesë.
“Vlerat evropiane janë të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe përparimi i vazhdueshëm i vendit tonë në indekset e ndryshme të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit janë dëshmi që e ardhmja jonë e vetme është në familjen evropiane. Ne jemi të përkushtuar që të forcojmë marrëdhënien tonë për një rrugëtim të drejtë e të barabartë drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar presidentja Osmani.
Në këtë bashkëbisedim, Osmani e informoi Metsolan për synimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përpjekjet institucionale për rimëkëmbje nga pandemia dhe rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Ndërkaq presidentja Matsola e falënderoi Osmanin për bashkërendimin e Kosovës me partnerët perëndimorë për luftën në Ukrainë dhe ritheksoi kërkesën e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për përshpejtim të liberalizimit të vizave.
Të tjera
-
Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm pa reshje
Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit t...
-
LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një person në Prishtinë, kjo është gjendja e tij
Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Ko...
-
Viva Fresh përfundon vitin me ZBRITJE PAKUFI për qytetarët!
Viva Fresh, lideri i marketeve në vend, përmbyll vitin me ZBRITJE PAKUFI! ...
-
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari për tragjedinë e Novi Sadit
Studentët universitarë organizuan protesta në disa qytete të Serbisë të premt...
-
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar ...
-
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrave
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është p...
-
A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë proceduar transferin ...
-
Në temperatura minus një pjesë e Gjilanit pa rrymë nga ora 11:00
Sagës së reduktimeve me energjinë elektrike në Kosovë nuk i shpëtuan as qytet...
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave
Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rr...
-
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhgues...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë m...
-
KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përb...