Osmani në takim me Jasharin: FSK-ja të zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 06 September 2023
Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim pune komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin
Para udhëtimit zyrtar për në selinë e NATO-s, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim pune komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Me këtë rast, Osmani në cilësi të Komandantes Supreme të FSK-së, u njoftua nga gjenerallejtënant Jashari me aktivitetet dhe zhvillimet aktuale në FSK, me theks të veçantë për procesin e realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit gjatë vitit 2023 dhe rritjen e mirëqenies se ushtarëve dhe ushtarakëve të FSK-së.
Po ashtu, presidentja diskutoi me gjenerallejtënant Jasharin për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerin kryesor strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me shtetet e tjera të NATO-s, lidhur me çështje të sigurisë në vend dhe rajon.
Të dy ritheksuan se vizioni ynë i përbashkët është që Republika e Kosovës të zhvillojë ushtrinë e saj në përputhje me standardet e vendeve anëtare të NATO-së, për të qenë forcë e ndërveprueshme në misionet e përbashkëta me forcat aleate në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...