Lajme

Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 08 April 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Kështu bëri ajo përmes një postimi në X, njofton Klankosova.tv.

Osmani për komunitetin rom thotë se janë pjesë integrale të shoqërisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më tutje ajo shton se në këtë ditë nderohen qëndrueshmëria, trashëgimia dhe traditat e komunitetit rom.

Ndërkaq e para e vendit shton se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të larmishme.

“Komuniteti rom është një pjesë integrale e shoqërisë sonë. Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne nderojmë qëndrueshmërinë, trashëgiminë e thellë kulturore dhe traditat e qëndrueshme të komunitetit tonë rom. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të larmishme. Bahtalo Romano Dive!”, shkroi Osmani në X.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera