Osmani: Ndërkombëtarët nuk duan “Republika Srpska” në Kosovë, fajin e kanë ish-kryeministrat
Autori: Gazeta inFokus
10:21 | 31 January 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot para takimit që do të ketë me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Presidentja Osmani deklaroi se do të takohet me diplomatët në orën 16:00.
Ajo tha se propozimet për të cilat po përflitet, për autonomi të zgjeruar apo Asociacion të komunave serbe me kompetenca të ekzekutive, nuk i janë prezantuar institucioneve të Kosovës.
“Unë do t’i takoj sot ata rreth orës 16:00. Megjithatë unë dua ta qartësoj qysh tani se propozimet për të cilat po përflitet për kinse autonomi të zgjeruar apo ndonjë lloj Asociacioni me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk i janë prezantuar palës sonë, pra institucioneve të republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.
Osmani tha se ish-kryeministra të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive.
“Ajo që është problemi i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Pra duhet ta themi një realitet që është, sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish-kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë. Dhe rrjedhimisht këto tendencat që pastaj të gjuhet përgjegjësia te komuniteti ndërkombëtar dhe të fshihen para komunitetit ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës. Si përfaqësues të Republikës së Kosovës ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë, që është ndërtuar me shumë sakrificë, modele të cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional”, ka deklaruar Osmani.
E pyetur rreth raportimeve se do të ketë propozime për një asociacion të një forme tjetër me atë që ka qenë deri më tani dhe një propozim për një lloj autonomie në pjesën veriore të Kosovës, Osmani tha se Escobar ka deklaruar se kërkesa e tij është që të mos implementohen modele që do ta shndërronin veriun e Kosovës në një “Republika Sbrska”.
“Besoj që ju e keni dëgjuar edhe ambasadorin e ri të SHBA-së, edhe z.Escobar në intervistën e fundit, duke thënë që kërkesa e tij është e kundërta e asaj që e përmendët, që mos të implementohen modele që do ta shndërronin veriun e Kosovës në një “Republika Srbska” të re, pra që nuk kërkohen kompetenca ekzekutive, e as që nuk kërkohet një model që do të shndërronte këtë Asociacion në një nivel të ndërmjetëm apo të tretë të qeverisjes, që do të binte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi Osmani.
Presidentja Osmani tha se qëndrimet e Kosovës sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave serbe mbesin të njëjtat.
“Qëndrimet tona sa i përket Asociacionit kanë qenë të qarta, nuk është që janë befasi për ndokënd, përfshirë edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë, prandaj ne jemi duke diskutuar me ta si ta shtyjmë përpara procesin e dialogut, drejt asaj që është zgjidhja e vetme jo vetëm për ne si Kosovë, por për gjithë rajonin, e që është njohja e ndërsjellë”, ka deklaruar Osmani.

T� tjera
-
Statusi i të mbijetuarave të dhunës seks*uale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, V...
-
Rama dhe Kurti dje në Manastir për Ditën e Alfabetit me agjenda të ndara, dy kryeministrat shmangin njëri-tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,...
-
Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të shqyrtohen pi...
-
Kurti: Burgu nuk është i mirë, por i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues të...
-
“Problemi nuk është te KEDS-i e KESCO-ja” – Burim Ejupi tregon ku po dështon Kosova në sektorin e energjisë
Analisti i çështjeve të energjisë, Burim Ejupi, ka kritikuar mungesën e inves...
-
Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi
Endrit Azemi është i arrestuar si i dyshuar për mashtrim për mbledhjen e fond...
-
Mashtroi qytetarët me pretendimin se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit
Detaje të reja kanë dal në sipërfaqe pas arrestimit të një personi në Gjilan,...
-
Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 37-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në kë...
-
INDEP vazhdon të kontribuojë në procesin parlamentar, me propozime konkrete për përmirësimin e legjislacionit të energjisë!
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar një analizë të pavaru...
-
E këṛcënoi gruan se do ta vṛiste, më pas sulmoị me thịkë axhën e saj dhe ia preu gishtin – Detaje tronditëse nga rasti i dhụnës në familje në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi ...
-
Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it
E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Ba...
-
Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët
Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevo...






























