Lajme

Osmani: Më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 20 June 2023

Në Ditën e Refugjatëve, presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar kohën e luftës së fundit në Kosovë kur një numër i madh i kosovarëve lëshuan vendin.

“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën”.

“Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Sllobodan Millosheviqit”.

-Advertisement-

“Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera