Osmani: Lajçak nuk është President i Kosovës, ai mban kapelën e neutralit
Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 30 June 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk është President i Kosovës, prandaj, sipas saj, qëndrimet e ndryshme mes tyre mund të jenë normale.
Ajo ka folur për deklaratat e fundit të Lajçak dhe raportueses për Kosovën në PE, Viola von Cramon lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, të cilët përmes deklarimeve publike, kanë dhënë indikacione se do të themelohet dhe zbatohet në Kosovë, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Osmani ka thënë se Lajçak mban qëndrim neutral, një kapelë të cilën, ka thënë ajo, ia ka dhënë BE-ja.
“Emisari Lajçak nuk është president i Kosovës. Detyra e tij është të mbrojë qëndrimin e tij dhe siç e dini BE-ja është neutrale. Qëndrimi i zotit Lajçak… natyrisht është neutral. Pak a shumë BE-ja atë kapelë ia ka dhënë”, ka thënë ajo në një intervistë për KTV-në.
“Presidentja e Kosovës i mbron interesat e Kosovës. Mos prisni që të kemi qëndrime krejt identike”, ka shtuar ajo.
Osmani ka thënë se udhërrëfyes i saj dhe qeverisë së Kosovës është Kushtetuta e Kosovës.
“Është krejt normale që një politikan i përgjegjshëm në Kosovë t’i respektojë vendimet e Kushtetueses për marrëveshjet në Bruksel, si ky i vitit 2015. Nuk mund të shkojmë përtej atij vlerëimi të Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e di për çka e ka fjalën Viola von Cramon.. e di që ka ide të ndryshme të cilat zyrtarë të ndryshëm ndërkobmëtarë i diskutojnë mes vete. Zyrtarët tanë, edhe unë edhe qeveria, jo që vetëm diskutojmë por edhe dakordohemi. Ne kemi vetëm një udhërrëfyes, e ai është vetëm Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Zelensky e telefonon Edi Ramën, e njofton për situatën në frontin e luf*tës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka telefonuar kryeministrin e Sh...
-
Haradinaj mesazh PDK-së: Kurti po synon t’ju shkatërrojë, është mashtruesi më i madh që ekziston
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka parlajmëruar partinë opozitare PDK-n...
-
Bajqinovci i bindur: I fitojmë vetë 50%, s’bëjmë koalicion me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk do të bë...
-
Arrestohet në flagrancë një person në Obiliq për tentim vjedhje, ishte i kërkuar edhe për dy raste të tjera
Një person është arrestuar në flagrancë në Obiliq për veprën penale “tentim v...
-
Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, me fillim nga ora 10:00, për të vazhd...
-
Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, do të takohet me Cameronin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretër...
-
Qeveria e Kosovës përplaset me BE-në për atë se çfarë duhet të shërbejë Asociacioni
Bashkimi Evropian ka bërë një reagim të ashpër ndaj Kosovës pas aksionit të f...
-
Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar Drejtorin e ri për ...
-
Komuna konfirmon dëmtimin e disa automjeteve nga rënia e skeleve “Te Qafa”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një numër i madh i automjeteve të parkuara...
-
PAMJE: I vodhi “Rolex”-in në semafor, 64-vjeçari përplas me veturë hajdutin me motor
Një 64-vjeçar në Brazil, ka tentuar të ndalojë një hajdut që i vodhi një Role...
-
Pasagjeri pret venat, avioni bën ulje emergjente në aeroportin e Tiranës
Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, avioni i linjës “Lion...
-
Aeroplani i linjës Lion-Stamboll bëri ulje emergjente në aerportin e Tiranës, pasagjeri preu venat e dorës
Aeroplani i linjës Lion-Stamboll, bëri një ulje emergjente në Aeroportin e Ti...