Lajme

Osmani: Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin ku krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin nga makineria Millosheviqiane

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 15 January 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në ceremoninë për përkujtimin e Masakrës së Reçakut, duke thënë se krimet e kryera në Recak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët.

“Krimet monstruoze shërbyen si një moment i kthesës historike, jo vetëm ngase aty mizoria e Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore, por edhe ngaqë shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht”, tha Osmani.

“Ky moment kthese lidhej edhe me një emër e një njeri, ambasadori William Walker, i cili edhe sot, njësoj si në vitin 99 e çdo vit pas tij, është këtu bashkë me banorët e Reçakut, bashkë me familjen e bashkë me të gjithë Kosovës”, shtoi ajo.

-Advertisement-

“Krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen e botës demokratike për të ndalur këtë makineri vrastare. Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin më nga makineria Millosheviqiane”, u shpreh presidentja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera