Osmani: Ka potencial serioz për eskalim të situatës në veri

Autori: Gazeta inFokus
22:19 | 01 July 2023
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë që ta pranojnë planin e BE-së për depëshkallëzim të situatës në veri.
Ai ka thënë se ka potencial serioz për eskalim të situatës me pasoja të shumëfishta për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin.
“Mendoj se është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të fillojë menjëherë procesi i implementimit të zbatimit të planit të deskalimit, sepse ka vlerësim të përgjithshëm se ka një potencial serioz për një eskalim atje me pasoja të shumëfishta për Kosovën e Serbinë, por edhe për gjithë rajonin. Prandaj çdo ditë e vonuar në këtë drejtim shkon në dëm të rajonit, por veçanërisht në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për RTK-në.
Ai tha se që nga fillim, i ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet në veri, edhe si ministër i Jashtëm i një shteti që është fqinj i dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por edhe si kryesues i OSBE-së.
“Në dy këto funksione kam tentuar të kontribuojë në depërshkallëzimin e situatës në veri. Kujtojmë se në ishim edhe nikoqir i takimit në Ohër kur u arrit marrëveshja, dhe kjo na jep edhe angazhime shtesë që të jemi aktiv në zgjidhjen e situatës”, deklaroi Osmani .
Ai u përgjigj edhe në idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për një konferencë rajonale me liderët e dy shteteve.
“Të gjitha këto iniciativa janë qëllimmirë dhe kanë parasysh interesin e Kosovës, por edhe të rajonit. Iniciativën e kryeministrit Rama e kam vlerësuar si qëllimmirë e cila duhet të shqyrtohet seriozisht në funksion të krijimit të mundësive për dialog, pasi dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhje të dallimeve ndërmjet dy shteteve”, deklaroi Osmani.
Megjithatë shefi i diplomacisë maqedonase tha se nuk ka më shumë ide se çfarë formati parasheh Rama në këtë konferencë, por mbi të gjitha Osmani e vlerësoi pozitive.
“Dialogu nga ka alternativë, sepse e kundërta e dialogut është konfrontimi dhe kjo nuk është në interes të askujt, prandaj nuk mund të paragjykoj se çfarë formati mendon Rama, me çfarë përbërje e dinamike, por secila alternativë e dialogut është më e mirë e sa eskalimi i dhunës”, deklaroi mes tjerash ministri Osmani.
Ai në fund foli edhe për masat e paralajmëruara “ndëshkuese” të BE-së për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk e zbatojnë planin për veriun. Osmani tha se si vend kandidat janë njoftuar për idetë e Bashkimit Evropian, por ai shpreson se situata do të shtensionohet dhe nuk do të krijohen “situata të pariparueshme”.

Të tjera
-
Asociacioni i Komunave të Kosovës: Me rritjen e çmimeve po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe i bizneseve
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka dalë me reagim për paralajmëri...
-
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër, lideri i marketeve Viva Fresh ju sjell ofe...
-
Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun, pasi ky i fundit shkoi në Izrael
Pasi në mediat boshnjake u raportua për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkom...
-
Certifikimi i rezultateve | Kurti së bashku me ministrat sot pritet të japin dorëheqje
Kryeministri aktual, Albin Kurti deri sot pritet ta mbajë pozitën e kreut të...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të turmave dhe përballim të trazirave
Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvit...
-
Muharremi fton qytetarët: Dërgoni këtë email në ZRRE, e keni të gatshëm, mos lejoni rritjen e çmimit të energjisë
Njëri ndër organizatorët e “Asnji cent ma shumë”, një iniciativë kundër shtre...
-
Babai sụlmon vajzën në Pejë, Policia jep detaje
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një burrë ka sulmuar...
-
Prokuroria jep detaje për rastin në Gjilan: I dyshuari përfitoi rreth 50 mijë euro përmes detyrimit
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një per...
-
Bajrami numëron tri dështimet e Qeverisë “Kurti”: Dyfishimi i çmimit të rrymës, thellimi i deficitit tregtar dhe inflacioni i lartë
Ish-ministrja e tregtisë dhe industrisë, po ashtu edhe ish-ministre e Financa...
-
Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale do jetë 500 euro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se paga minimale në vendin tonë d...
-
Çfarë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve?
Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin ...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 166 tiketa trafik...