Lajme

Osmani: Fati i Kosovës është i lidhur me fatin e të zhdukurve me dhunë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 27 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me familjarët e të pagjeturve të zhdukur ka shënuar Ditën e të Pagjeturve në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka thënë fati i Kosovës është i lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

“Sot, bashkë me familjarët e të pagjeturve të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, shënuam 27 prillin, Ditën e të Pagjeturve në Kosovë.

-Advertisement-

Sot e përherë, duhet ta kuptojmë se fati i Kosovës është i lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, se drejtësia për ta është parakusht për paqen, e që përgjegjësia e Serbisë për krimet makabre që përbëjnë gjenocid duhet të ndodhë në mënyrë që rajoni ynë të ecë përpara”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera