Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 04 July 2022
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat sllovene në kuadër të misionit paqeruajtës të NATOS/KFOR-it në Kosovë.
Ata janë dekoruar me motivacionin për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës që nga viti 2000.
“Sot jam këtu para jush për t`i falënderuar dhe për t`i dekoruar për kontributin, kurajon dhe shpirtin human, të dëshmuar përgjatë dy dekadave trupat sllovene që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Kosovë. Medalja Presidenciale Ushtarake u jepet këtyre ushtarëve, të cilët janë jo vetëm paqeruajtës, por edhe kultivues besnik të marrëdhënieve miqësore të shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Sipas saj, secili nga 9417 paqeruajtësit sllovenë sa kanë shërbyer përgjatë dy dekadave në Kosovë, ka një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin, ndaj do të mbahen mend përgjithnjë nga populli i Kosovës, të cilëve u mbetemi përherë mirënjohës.
Në këtë ceremoni, Presidentja Osmani ka theksuar se prej Sllovenisë, çështja e Kosovës mori një mbështetje të fuqishme ndër vite, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në procesin e anëtarësimi të Kosovës në NATO.
“Kam besimin e plotë se ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e ushtrisë suaj. Unë dëshiroj që përveç bashkëpunimit në fushën ushtarake, në një të ardhme të afërt forcat tona t`i shoh krahas forcave tuaja në NATO. Kjo aleancë është synim i yni dhe interes strategjik”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e dekorimit të paqeruajtësve sllovenë.
Të tjera
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...
-
OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat ja...
-
Abdixhiku pas vḍekjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprim...
-
Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizit...
-
Vḍes gruaja e Enver Malokut
Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë m...
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...