Lajme

OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destab*ilizues

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 21 May 2024

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për mbylljen e institucioneve financiare në Veri të Kosovës.

OSBE-ja kanë thënë se mirëpresin përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje të dakorduar për trajtimin e transaksioneve.

“Misioni i OSBE-së ka monitoruar me shqetësim në rritje veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës kundër institucioneve financiare në komunat e Leposaviq/Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan/Zveçan dhe Mitrovicë/Mitrovicë Veriore”.

-Advertisement-

Gjithashtu kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dialogut dhe për të shmangur veprimet destabilizuese.

“OSBE-ja mirëpret përpjekjet e bëra nga BE-ja, si lehtësuese e dialogut Beograd-Prishtinë, për të gjetur një mënyrë të dakorduar përpara për trajtimin e transaksioneve me para të gatshme”, thuhet në reagimin e bërë në “X”.

“Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në një përpjekje të dyfishuar për t’i zgjidhur këto çështje brenda Dialogut, për të shmangur veprimet destabilizuese dhe për t’i bërë prioritetet kryesore interesat dhe mirëqenien e banorëve të zakonshëm nga të gjitha komunitetet”, thuhet tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera