Orari shkon në 12 orë, s’ka pushime vjetore, Policia rrit gatishmërinë pas tërheqjes se serbve nga institucionet
Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 05 November 2022
Policia e Kosovës ka rritur gatishmërinë pasi Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat.
Pas kësaj situate, Policia ka ndryshuar orarin për pjesëtarët e saj dhe ka ndaluar pushimet vjetore.
Në një e-mail që u është dërguar sot pjesëtarëve të Policisë, e të cilën e ka parë Gazeta Express, policët janë njoftuar se tash do të kalojnë në orar 12 orësh dhe se s’do të aprovohen më pushimet vjetore.
Ndryshe, Policia e Kosovës e ka mohuar se Njësia Speciale është nisur në Veri, pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka thënë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, por se s’ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicë.
“Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media”, thuhet në komunikatë./Express
Të tjera
-
Rohde: Rruga drejt ndërprerjes së funksionimit të strukturave paralele të jetë gjithëpërfshirëse
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklara...
-
Dervishaj organizon udhëtimin më unik ndonjëherë për të rinjtë
Këtë të premte kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Pa...
-
Oda Ekonomike Amerikane: Devolli Corporation dhe Devolli Group kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë së Kosovës
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sul...
-
Policia thotë se operacionin ndaj strukturave paralele e zhvilloi me kërkesë të MAPL’së
Policia e Kosovës e ka arsyetuar aksionin e sotëm për mbylljen e komunave par...
-
Arton Cervadiku i bashkohet AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është forcuar me një anëtar të ri. Arton Cer...
-
Shala: Reçaku është kujtimi i vuajtjeve dhe sakrificës së popullit tonë për liri
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka bërë homazhe me rastin e 26-vj...
-
BE-ja dhe SHBA-ja e kundërshtojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën ven...
-
ShBA-ja e vendos edhe një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione të reja ndaj më shumë se ...
-
Mergim Lushtaku: Jakup Nura meriton mbështetjen tonë, votoni numrin 11 në listën fituese të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Daut Haradinaj takon 40 prindër të bashkëluftëtarëve të tij në Deçan: Një pjesëmarrje e tillë na jep motiv për të vazhduar përpara
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj me ...
-
Dështimi i takimit në Bruksel, Lajçak: Kosova m’i prezantoi prioritetet, Serbia s’mori pjesë për shkak të zhvillimeve në Kosovë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas dështimit të ...
-
KQZ shtyn afatin për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subj...