Sport

Orari i Superligës për ndeshjet e mesjavës

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 28 September 2020

Superliga e Kosovës do të vazhdoj të luhet edhe në këtë mesjavë, e martja dhe e mërkurja vijnë me ndeshje mjaft interesante, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit vendor, shkruan Gazeta inFokus.

Arbëria pret Feronikelin të martën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, më fillim nga ora 15:00.

Klubi nga Lipjani ka treguar përformancë të mirë deri më tani dhe aktualisht gjendet në vendin e parë me shtatë pikë.

-Advertisement-

Feronikeli, në anën tjetër padyshim që do të futet në fushë në kërkim të fitores, sidomos pas barazimit me Drenicën më rezultat 2-2.

Djemt e Toverlanit gjenden në pozitën e tretë, me një humbje, një barazim dhe një fitore.

E mërkurja poashtu sjell tre takime mjaft interesante më fillim nga ora 15:00./Gazeta inFokus/

Më poshtë keni ndeshjet që do të luhen ditën e mërkurë:

Drita – Besa Pejë

Llapi – Ballkani

Trepça ’89 – Prishtina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera