Lajme

Opozitari dhe ish-gjenerali serb: Vuçiqit i thanë se je djalë ‘cool’, por Kurti u tall keq me të

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 02 December 2022

Zdravko Ponosh, ish-kandidati për president të Serbisë dhe ish-gjeneral ushtarak, ka pohuar se Aleksandar Vuçiq është fajtor për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Dita e djeshme ishte jashtëzakonisht e turbullt në skenën politike serbe: së pari, Aleksandar Vulin u emërua drejtor i BIA-s, gjë që shkaktoi indinjatë të madhe në opinionin e gjerë.

Qeveria e Kosovës dje ka emëruar ministër të Komuniteteve dhe Kthimit, Nenad Rashiqin, të cilin i pari i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka fjalë lavdëruese sepse sipas tij nuk ka mbështetjen e serbëve.

-Advertisement-

Ponosh ka kritikuar Vuçiqin për lëvizjet e fundit që kanë të bëjnë me skenën politike në Serbi dhe me jetën e serbëve të Kosovës.

“Kur të hyjnë në kokë dhe të përkëdhelin duke të thënë se je djalë ‘cool’ ndryshe nga Kurti. Ju premtoni se do ta luftoni edhe Vulinin. Ata e lanë Kurtin të jetë sërish Kurti dhe të tallet me të (Vuçiq). Ti e largon Listën (Srpska), ai e nxjerr Rashiqin. Ju dilni si një prift i inatosur në fshat, nxirrni Vulinin dhe nuk do të shkoni në takimin e Tiranës. Shumë i mençur”, ka shkruar Ponosh në Twitter.

Ndryshe, Vuçiq ka paralajmëruar se nuk do të shkojë në Samitin Ballkani Perëndimor-Bashkimi Evropian, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë. Kujtojmë se presidenti serb nuk kishte shkuar as në Samitin e Procesit të Berlinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera