Opozita e kundërshton shtrenjtimin e mundshëm të energjisë elektrike: Është e papërballueshme
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 11 February 2023
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), gjatë javës që shkoi ka paralajmëruar sërish shtrenjtim të energjisë elektrike. Shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për këtë vit, po e kundërshtojnë deputetë të opozitës. PDK e LDK thonë se ZRRE nuk duhet të ndikohet nga politika e Qeverisë. Po ashtu, sipas deputetëve të dy partive, rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papranueshme dhe vështirëson jetën e qytetarëve.
Megjithatë, të njëjtit mendim nuk janë edhe deputetët e shumicës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se nuk pritet që të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike.
“Nuk është në vendimin e ZRRE-së nëse do të rriten ose shtrenjtohet energjia, sepse ka edhe faktor të tjerë. Në këtë rast në kuadër të buxhetit, ne kemi miratuar një shtesë prej 75 milionë euro me donacion të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në këtë fazë. Duke i parë zhvillimet në sektorin e energjisë, ajo çfarë vërehet është se ka nevojë të kursehet, për arsyeje se ka një zbritje të konsumit falë masave qeveritare dhe ndihmave që ka bërë qytetarët. Por, në anën tjetër ekziston edhe një dy muaj të vështirë që duhet të tejkalohen disi me shpresën që pastaj do të tejkalohet kriza energjetike. Unë nuk pres një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike”, ka thënë Muja për KosovaPress.
Këtë po e kundërshtojnë deputetët e opozitës, të cilët e konsiderojnë barrë shtesë për qytetarët.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala është shprehur se kjo është jashtë çdo logjike socio-ekonomike për qytetarët e vendit.
“Nëse ZRRE niset nga faktori ligjor, nga faktori real ekonomik, nëse i merr parametrat socio-ekonomik të vendit, nuk besoj që do të ketë ngritje. Por nëse ZRRE bie në ndikimin e politikës së Qeverisë, në atë se çfarë kemi parë se si ka menaxhuar këtë sektor deri më tash edhe është e mundshme ngritja e çmimit. Për ne është e papranueshme, por megjithatë ne po presim vendimin përfundimtar ligjor nga një institucion, i cili kemi dëshirë që të jetë krejtësisht i pavarur në vendimmarrje”, ka thënë Shala.
Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka theksuar se ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike është i panevojshëm.
“Është e papërballueshme edhe një herë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh inflacionin e lartë në Kosovë dhe qytetarët nuk e dinë se qysh kanë për të përballuar edhe një rritje të energjisë elektrike. Aq më keq tani në kohën kur po përmirësohet koha. Nuk kemi ndonjë dimër shumë të fortë që të ketë reduktime apo ngarkesa shumë të mëdha. Koha është duke u përmirësuar nuk e shoh të arsyeshme që kanë arsyeje për të rritur çmimin e energjisë përderisa pagat janë ende të njëjta”, përfundon Bunjaku.
Ajo paralajmëron diskutim në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike./ksp
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...