Sport

Operohet menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi i Wolves në gjendje të mirë

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 30 November 2020

Sulmuesi i Wolves, Raul Jimenez, i është nënshtruar një operimi  menjëherë pas ndeshjes së djeshme me Arsenalin, shkruan Gazeta inFokus.

Jezem u lëndua pas një dyluftimi me David Luizin, ku të dy lënduan kokën, por anëtari i Wolves e pësoi me keq.

29 vjeçari mori ndihmën e parë në fushë, nga e cila u largua në gjendje aspak të mirë.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme, klubi i Wolves ka lëshuar një njoftim ku ka treguar se gjendja e futbollistit tani është e mirë.

“Rauli është rehat pas një operacioni natën e kaluar, të cilit iu nënshtrua në një spital në Londër. Që atëherë ai e ka parë partneren e tij Daniela dhe tani po pushon. Ai do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë derisa të fillojë shërimin e tij. Klubi do të donte të falënderonte stafin mjekësor në Arsenal, ndihmës mjekësore NHS, stafin e spitalit dhe kirurgët të cilët, me aftësinë e tyre dhe përgjigjen e hershme, ishin të një ndihme të tillë. Klubi kërkon që Raul dhe familja e tij tani të kenë një hapësirë dhe privatësi, përpara se të ofrohen çdo azhurnim tjetër në kohën e duhur“, thuhet në njoftimin e klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera