Auto&Tech

Opeli zgjeron ofertën me versionin 4×4 të Combo Cargos

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 23 August 2019

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Opel, njofton se ka zgjeruar ofertën e vet edhe me versionin 4×4 të modelit të ri Combo Cargo.

Combo Cargo ka sistemin francez të tërheqjes, 4×4, nga kompania “Dangel” dhe ky model në Gjermani kushton 6,400 euro më shtrenjt për dallim nga modeli standard.

Opel Combo Cargo 4×4, po ashtu, vjen me motor dizel 1.5-litër me kapacitet prej 96 kW/130 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi, transmeton Koha.net. Duhet theksuar edhe se ky model për shoferin ka në dispozicion dy opsione të vozitjes të quajtura “ECO 2WD” dhe “AUTO 2WD”.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të kompanisë, ky version 4×4 shpenzon karburant mesatarisht 5.4-litër në 100 kilometra, si dhe emeton dyoksid të karbonit (CO2) 144 gramë për kilometër.

Gjithashtu, Combo Cargo 4×4 mund të ngarkohet deri në 880 kilogramë dhe vjen me disa pjesë për siguri dhe është më i lartë. Po ashtu, vjen edhe me sistemin automatik të frenimit, sistemin për detektim të këmbësorëve, ekranin Head-Up (ekrani transparent), sistemin për paralajmërim të veturave në “këndin e vdekur”, si dhe ekranin 8.0-inç ‘touchscreen’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera