Lajme

“Oh Zot kur më kanë thanë, bonu e fortë se Haliti ka vdékë”- Rrëqeth gruaja e Halit Gecit, kur tregon për momentin kur kuptoi se i kishte vdékür bashkëshorti

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 27 November 2024

Gruaja e Halit Gecit i cili ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë në një përballje me forcat serbe, ka rrëfyer për momentin kur e kuptoi se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë nga plagët që mori.

Kadire Geci ka treguar për bisedën me vëllaun i cili i kishte thënë të bëhej e fortë dhe të afronte fëmijët”, shkruan Gazeta Infokus.

“Kur erdhëm te shkolla më tha afroi fëmijët e tu, se ka vakt boll kur me kajt tha,e afroi fëmijët e tu se që si afron fëmijët e tu ska kush me i kqyr se Haliti u vdek”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Halit Geci ishte mësues dhe plagët i kishte marrë derisa ndodhej brenda objektit të shkollës, aty ku shkonte edhe kur situata përkeqësohej, pavarësisht se rrezikonte jetën e tij.

Gruaja e tij tregon se sa shumë njerëz ishin mbeldhur në oborrin e familjes Geci atë kohë kur kishin kuptuar për vdekjen e Halitit.

“Kur jena ardhë prej ure e deri në oborr, ske pas çka me pa veq njerëz, dul kunati e më tha te dish Zotin hak krejt kena me u afru, i thash po besa, qa me thanë u dasht me u afru”, u shpreh bashkëshortja e Halil Gecit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera