Fokus

Oftalmologia tregon se si ndikon teknologjia dhe leximi në shëndetin e syve tek fëmijët

Autori: Elvira Haxhiu 14:36 | 31 August 2023

Në emisionin e shëndetësisë, Doktor Plus, me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, këtë javë është diskutuar për shëndetin e syve tek fëmijët.

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, telefoni, tableti, laptopi e televizori janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së shumicës së qytetarëve.

Mirëpo, si ndikon teknologjia në shëndetin e syve tek fëmijët?

-Advertisement-

Oftalmologia Mirlinda Kubati në Doktor Plus, thotë se qëndrimi i gjatë para aparateve teknologjike mund të ndikojë negativisht në shëndetin e syve tek fëmijët.

Por, përveç teknologjisë, Kubati thotë se edhe leximi nga afër i librave mund të ndikojë në këtë aspekt.

“Mundet pak me ndiku, mosha e pubertetit kur fëmija rrin shumë para teknologjisë, por nuk do me thënë veç para teknologjisë, mundet edhe para librit. Do më thënë mosha e rritjes, kur rrin afër, kur lexon një person i ri, duhet më akomodu shumë edhe me sforcu muskulin e brendshëm, muskulin ciliar edhe mundet pak me ndiku në rritje të miopisë, por nuk është shkaku kryesor. Nuk është shkaku kryesor, ne nuk mund t’ia ndalim fëmijëve teknologjinë, por jo kur thonë disa prind rrin 7 orë, 8 orë, tërë natën, ajo nuk është e lejueshme. Ajo nuk është vetëm për sy”, ka deklaruar oftalmologia në emisionin e shëndetësisë Doktor Plus.

Ndiqeni emisionin e plotë:

Kujtojmë se Doktor Plus këtë sezonë ka filluar një mision të ri për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Bashkë me sponsorët, miqtë tanë doktorë dhe specialist të shëndetësisë e me disa klinika private do të ofrojmë një numër të madh të trajtimeve falas për qytetarët.

Vlen të theksohet se prioritet të veçantë në ofrimin e shërbimeve falas do të kenë:

Familjet me asistencë sociale;

Familjarët e dëshmorëve dhe veteranët;

Fëmijët pa përkujdesje prindërore;

Të moshuarit që nuk kanë përkujdesje familjare;./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera