Lajme

Ofenzivë nga Gjykata Speciale, ja sa persona janë ftuar vetëm sot

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 22 October 2019

Gjykata Speciale po vazhdon të rris numrin e të ftuarve për intervistimnë Hagë.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë ftuar gjithsej 5 persona të cilët kërkohen të paraqiten për intervistim.

Sipas i OVL-UÇk-së, Hysni Gucati për gazetën inFokus ka treguar se gjatë ditës së sotme janë ftuar ish rektori i UP-së , Ibrahim Gashi, Jatullah Krasniqi,  Fazli Behrami , Shaban Syla  dhe një ish ushtar i UÇK-së  i cili nuk ka dashur ta bëjë publike ftesën e tij.

-Advertisement-

Sipas Gucatit  Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar mbi 100 e dhjetë persona, shkruan gazeta inFokus.

“Mbi 100 e dhjetë  të ftuar deri më tani janë të garantuar  që janë ftuar nga gjykata speciale e vetëm gjatë ditës së sotme janë 5 persona” është shprehur  Gucati .

E pas këtyre arrestimeve, në OVL-të UÇK-së nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes në rrugë me protesta, për të kundërshtuar këto veprime ./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera