Lajme

OBSh-ja: Rreziku i çrregullimeve të shëndetit mendor është i lartë në Ukrainë për shkak të luftës

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 20 December 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 10 milionë njerëz, ose afërsisht një e katërta e popullsisë së Ukrainës, mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor për shkak të luftës.

“OBSh-ja vlerëson se deri në 10 milionë njerëz janë në rrezik nga një formë e një çrregullimi mendor”, tha Jarno Habicht, përfaqësuesi i OBSh-së në Ukrainë.

Rastet më të rënda përfshijnë çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), shkruan Al Jazeera.

-Advertisement-

Deri më tani, janë shënuar të paktën 700 sulme ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Ukrainës, tregojnë të dhënat e OBSh-së dhe sulmet e shtuara të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike që nga tetori, i kanë shtuar sfidat duke shkaktuar ndërprerje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera