Obiliqi shumë shpejt me ngrohje nga termocentralet e KEK-ut
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 17 March 2019
Një ndër projektet më të mëdha në komunën e Obiliqit po konsiderohet të jetë kogjenerimi për ngrohje qendrore nga termocentralet e KEK-ut, që tashmë kjo komunë i ka ndarë mbi gjysmë milioni euro për fizibilitetin e projektit.
Përveç këtij projekti për ngrohje që pritet ta ketë shumë shpejt Obiliqi, kryetari i komunës Xhafer Gashi thotë se gjatë këtij muaj kanë zhvilluar debate publike në të gjitha lokalitetet për gjendjen buxhetore, investimet komunale dhe kapitale në vlerë 6 milionë e 275 mijë euro që janë paraparë për këtë vit në arsim, shëndetësi, për ambient dhe infrastrukturë. Këtij buxheti i bashkohet edhe një buxhet qeveritar dhe nga organizatat joqeveritare.
“Ne jemi munduar bashkë me qytetarë me bërë një projektim të krejt kësaj infrastrukture në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore, për ambient, me të vetmin qëllim që në të gjitha sferat të kemi zhvillime të reja me plotësim të buxhetit… Janë disa projekte madhore, por projekti më i madh në komunën tonë është kogjenerimi ose ngrohja qendrore. Ne tashmë jemi në fazën e fizibilitetit, shumë shpejt shpresojmë më bërë edhe projektin detal. Gjithashtu kemi shpresë se nga donator të ndryshëm do të plotësojmë me mjete tjera buxhetore dhe nga buxheti komunal janë ndarë 530 mijë euro”, tha Gashi.
Po ashtu sipas kryetarit janë ndarë mbi 600 mijë euro për gjelbërim, sheshe dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe për mbrojtjen e ambientit nga ndotja e KEK-ut.
Gashi në një intervistë për KosovaPress thotë se për infrastrukturë ka më së shumti mjete, sepse i është dhënë prioritet edhe në bazë të kërkesave nga qytetarët që në komunën e Obiliqit janë rreth 400 rrugica të papërfunduara.
“Pastaj ka mjete të mjaftueshme për një laborator i cili do të trajtoj matjen e ndotjes së ajrit, tokës, ujit dhe zhurmën. Pastaj për ambientin janë rreth 600 mijë euro mjete të ndara në projekte, duke filluar nga mbjellja e drunjve, krijimi i zonave të gjelbëruara, parqe sheshe dhe mirëmbajtja e tyre. Tek arsimi janë disa projekte madhore, ky sektor ka përfituar dy projekte, një është në shkollën teknike dhe në atë të gjimnazit, gjithashtu edhe në Milloshevë”, tha ai.
Sipas tij, me Ligjin për Obiliqin tantiema është rreth 5 milionë euro, ku 4 milionë janë ndarë në projekte kapitale dhe 1 milionë për linjat tjera, të gjitha këto për projekte madhore.
Kryetari i Obiliqit në debate publike I ka njoftuar qytetarët edhe për përgatitjen e Strategjisë socio-ekonomike 2019 – 2023, ku parashihet që në këtë periudhë investimet kapitale të jenë rreth 35 milionë euro.
“Ne kemi vendosur që të vazhdojmë me një strategji të re, kjo është edhe arsyeja pse jemi edhe me qytetarë që të marrin mendimet e tyre për projekte të cilat ata dëshirojnë të jenë me prioritet, ne në pesë vitet e ardhshme buxhet për investime kapitale do t;I kemi rreth 35 milionë. Pra, edhe kjo e kushtëzon që të ndryshohet strategjia socio ekonomike 2019-2023. Strategjinë deri në muajin maj do ta ketë secili qytetarë një draft I cili do të shërbej për njohuritë e investimeve kapitale si në lagje po ashtu edhe në komplet territorin e komunës”, thotë Gashi.
Ndërkaq, nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2019, nga ministria e Infrastrukturës, Obiliqi ka përfituar një projekt prej 1 milionë euro për rregullimin e infrastrukturës në Haden e Re ose lagje e re që është krijuar për shkak të zhvendosjes së banorëve të Hades dhe Shipitullës. Pastaj, nga kjo Ministri janë planifikuar për këtë vit 800 mijë euro për sheshin “Adem Preniqi”. Gjithashtu është financuar edhe projekti për rrugën nga Plemetini në Hamidi deri në Shipitullë në vlerë prej 278 mijë euro, si dhe projekte të tjera në Milloshevë.
Mirëpo, sfidë për Obiliqin mbetet çështja e pronave të cilat janë kryesisht të KEK-ut. Janë rreth 118 pronave të KEK-ut të cilat nuk i shfrytëzon dhe paguan tatim për to. Kryetari Xhafer Gashi thotë se kanë kërkuar nga KEK-u dhe Qeveria që ato prona, disa nga to të kalojnë në pronësi të institucioneve komunale.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...