Numërimi i votave për deputetë nis të ndryshojë renditjen e kandidatëve, Kurti dhe Hamza në krye të listave
Autori: Gazeta inFokus
20:34 | 08 June 2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e para të votave për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar mbi 5% e votave në nivel vendi.
Sipas të dhënave, në listën e Lëvizja Vetëvendosje prin kryeministri Albin Kurti me 8,890 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 6,744 vota. Në pesëshen e parë renditen edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës prin Bedri Hamza me 4,598 vota, ndërsa në vendet e radhës janë Përparim Gruda, Arian Tahiri dhe Uran Ismaili. Në pesëshen e parë të kësaj partie është përfshirë edhe Vlora Çitaku me 1,481 vota, e cila në rezultatet e mëhershme nuk ka qenë në top 5, duke shënuar ndryshim në renditje, shkruan lajmi.net.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani me 2,711 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, pa ndryshime në pesëshen kryesore deri tani.

Ndërkohë, në Aleancë kryeson Ardian Gjini me 838 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa pritet që rezultatet të ndryshojnë me përditësimet e reja gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/

T� tjera
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë për vjedhje të rënda
Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e vepr...
-
Arrestohet një person në Podujevë, ishte në kërkim policor
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Podujevë, pasi gjatë verifikimit ë...
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Rasti ...
-
Rezervat shtetërore, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit
Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndë...
-
27 nëntor “Dita e Forcës” – FSK hap dyert e kazermave për qytetarët
Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i hapë sot dyert e kazermave për qytetarët, ...
-
Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?
Sot përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadr...
-
Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell
Moti gjatë ditës së premte pritet të karakterizohet me vranësira të ndryshues...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, k...
-
Mediat serbe i rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin e emisionit rus, tani s’ka gjurmë nga ai
Për vite me radhë, Zvonko Veselinoviq iu shmang syrit të publikut. Megjithatë...
-
KFOR sjell ushtarakë të Ushtrisë së Serbisë në shtabin e tyre në Prishtinë, çfarë thuhet në komunikatë për takimin
Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të...
-
Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin katër ministri
Partia Yashar e Gadi Eisenkot dhe partia Demokratët e Yair Golan kanë arritur...
































