Sport

Nuk po rinovon me Chelsea-n, Rudiger drejt largimit!

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 16 September 2021

Antonio Rudiger vazhdon të mbajë pezull Chelsea përsa i takon vendimit për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit. Mbrojtësi është pjesë e “bluve të londrës” që nga viti 2017, por sëfundmi gjermani duket se ka vendosur të largohet nga Premier League.

28-vjeçari po ndiqet me interes nga Paris Saint Germain që po monitoron me vëmendje çdo lëvizje të lojtarit, për ta rrëmbyer atë me parameter zero në Qershor të 2022-it, kohë kur Rudiger lirohet nga klubi anglez.

Nga ana tjetër Chelsea nuk po rri duarkryq, pasi në rast të një largimi të Rudiger do të bëjë maksimumin për të arritur te mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde, të cilin e kanë kërkuar edhe gjatë merkatos së verës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera