Sport

Nuk ndalet Muriqi, tri ndeshje tre gola për Fenerbahcen

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 22 July 2019

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk ndalet se shënuari gola

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në çdo ndeshje që po paraqitet me skuadrën e tij të re, Fenerbahce.

Sulmuesi kosovar ka shënuar sot përsëri në një ndeshje të klubit të Stambollit në minutën e 25 kundër skuadrës së Wolfsburgut, shkruan GazetaExpress.

-Advertisement-

Edhe ky gol erdhi pas një ndërprerje, ky më se miri në zonë u gjend Muriqi për të shënuar me këmbën e majtë të tij.

Kujtojmë se Muriqi u transferua në Fenerbahce nga Rizespor, me të cilën skuadër shënoi 17 gola sezonin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera