Sport

Nuk luhen në mesjavë, ndryshon dita e ndeshjeve në Champions League

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 01 June 2017

UEFA ka nisur planet e çuditshme për të kthyer ndeshjet e Champions Leagues të luhen në fundjavë.

Trupi drejtues i futbollit evropian dhe Premier League janë përplasur rreth planeve për ndryshimin e zhvillimit të ndeshjeve, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Prej vitit 2021 ndeshjet e Champions Leagues do të luhen ditën e shtunën pasdite, ndërsa ky propozim i UEFA-s bëhet për të rritur shikueshmërinë.

-Advertisement-

Ky ndryshim përkthehet në rritje më të madhe të të ardhurave financiare pasi shikueshmëria pretendohet të shtrihet në një zonë më të gjerë gjeografike deri në Azi dhe Amerikë.

Ky propozim vazhdimisht është kundërshtuar nga Premier League e cila arsyeton se në rast se do të kryhet kjo zhvendosje atëherë do të bjerë interesi për kampionatet evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera