Auto&Tech

Nuk kushton aspak shtrenjtë dhe madje karikohet për 9 minuta, del në treg smartphone që çdokush do të donte!

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 01 March 2023

Kompania kineze e telefonave inteligjentë Realme prezantoi celularin e saj më të ri, i cili mund të karikohet plotësisht vetëm për 9 minuta dhe 30 sekonda. Telefoni GT3 u shfaq për herë të parë në Kongresin Botëror të Telefonave në Barcelonë dhe kushton 649 dollarë, një çmim që nga kompania konsiderohet i përballueshëm nga një pjesë e madhe e njerëzve.

Realme nisi zgjerimin e aktivitetit të saj në Europë gjatë 3 viteve të fundit, por hasi në problem të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit. Synimi i saj kryesor është të rivalizojë Xiaomi dhe Oppo me teknologji dhe çmime më të ulëta.

Sa më i vjetër të jetë smartphone, aq më pak orë arrin të mbajë ngarkesën, por megjithatë ka disa truke për të përmirësuar performancën e baterisë suaj dhe shpejtësinë e karikimit. Ekspertët këshillojnë njerëzit që të blejnë një kabllo me cilësi të mirë dhe jo më të lirën që mund të gjeni në internet apo në dyqan. Kablloja duhet të jetë e certifikuar MFi e quajtur Made for iPhone.

-Advertisement-

Një smartphone mund të jetë një mjet shpëtimi në raste emergjence, duke ju lidhur me ndihmën dhe burimet në kohë reale. Fatkeqësisht, ngjarjet si stuhitë e dimrit, uraganet, zjarret dhe valët e të nxehtit mund të heqin rrjetet e energjisë dhe rrjetet celulare ku telefonat mbështeten për ta bërë këtë punë. Nëse doni që të mos mbani edhe hallin e telefonit në këto ditë specifike, këtu në këtë link janë disa nga mënyrat më efikase për ta sjellë telefonin tuaj në formën më të mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera