Auto&Tech

Nuk keni para për ta blerë këtë Porsche? ‘Ndërtojeni’ atë me vetëm 25 euro

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 06 February 2019

Porsche-t e tipit 911 R megjithëse nuk konkurrojnë dot me makinat aktuale në treg për nga përformanca, ato ende kanë çmime të larta.

Pra, çfarë mund të bëjë një entuziast makinash sporive nëse nuk mund ta përballojë dot financiarisht atë? Ta ndërtoni një të tillë,

Prodhuesi gjerman i lodrave Ravensburger ka lansuar një metodë ndërtimi 3D të 911 R. Ajo përbëhet nga 108 pjesë individuale të numëruara, të cilat, sapo të kompletohen, mblidhen në një model të shkallës 1:18 të modelit 911 R.

-Advertisement-

Porsche prodhoi vetëm 991 modele të tilla, secila prej të cilave shitej për rreth 185 mijë dollarë.

Me këtë standard ekonomik, atëherë, çmimi prej 25 eurosh në këtë version të 3D-puzzle duket mjaft i arsyeshëm. Dhe madje ka rrota rrotulluese!

Por, sigurisht, nëse doni një makinë të vërtetë, mund ta blini një të tillë!

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy