Lajme

Nuk ka qetësi, rikthehen përmbytjet në Belgjikë

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 24 July 2021

Reshjet e orëve të fundit kanë rikthyer edhe njëherë përmbytjet në Belgjikë. Në veçanti, në provincën e Namur disa shtëpi janë evakuuar për shkak të një shembjeje, ndërsa në Dinant makina janë dëmtuar nga rrymat e forta të ujit.

Përmbytjet shkaktuan 36 vdekje javën e kaluar në Belgjikë, ndërsa 7 persona janë ende të zhdukur.

Qindra kërkesa për ndihmë arritën në njësitë e zjarrfikësve, ndërsa autoritetet lëshuan paralajmërime duke iu bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me makinë.

Të tjera