Rajoni dhe Bota

Nuk ka puthje te “dritat e kuqe” në Amsterdam

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 02 July 2020

Në lagjen e “dritave të kuqe” në Amsterdam, punëtoret e seksit u kërkohen maska dhe dorashka që prej rifillimit të aktivitetit një ditë më parë. Në mesin e karantinës prej kovidit-19 shumë prej tyre u detyruan ta zhvendosin biznesin në internet, si mënyra e vetme për të fituar të ardhurat.

Punëtoret e seksit në lagjen me dritat e kuqe të kryeqytetit holandez i janë rikthyer punës pas tre muaj e gjysmë pushimi prej pandemisë së kovidit.

Ambientet pas vitrinave me ngjyra të Amsterdamit janë dezinfektuar për të mirëpritur klientët e rinj që prej kohësh kanë frekuentuar internetin për t’u takuar me kërcimtaret dhe prostitutat të cilat kanë nisur të ekspozohen tani sërish në një prej lagjeve më turistike të Holandës.

-Advertisement-

Nga 1 korriku, punëtoret e zonës thonë se u është dashur të punojë ilegalisht për të siguruar jetesën dhe pagesën e qirasë.

Për shkak të rregullave më strikte prej kovidit, mes koleksionit të objekteve erotike për të ftuarit e tyre, tashmë nuk mungojnë as mjetet si maskat, dezinfektantët dhe dorashkat.

“Kur më pyesin për maskën, e kam me vete. Pastaj sprejin dezinfektues dhe xhelin e dorës i kam përdorur që më parë. Rreziku për klientët është i ulët sepse ne gjithmonë u kërkojmë atyre të bëjnë një dush paraprakisht, ndaj çfarëdo që mund të kenë marrë jashtë, ikën.”

“Sot e kam gjithë ditën e zënë. Shumë klientë por edhe punëtore këtu kishin frikë nga gjobat. Në një provincë penaliteti për ushtrimin e profesionit të seksit shkonte deri 20 mijë euro, ndërsa që nga shpallja e javës së kaluar për rifillimin e punës, telefoni nuk më ka pushuar së rëni.”

Autoritetet holandeze rekomandojnë që qytetarët për arsye sigurie nga koronavirusi të mbajnë distancë të paktën 1 metër e gjysmë nga njëri-tjetri.

Kjo nuk vlen për punëtoret e seksit dhe klientët e tyre, për të cilët sugjerohen masa të tjera parandaluese në kushtet e koronavirusit.

“Ne u këshillojmë të mos afrohen shumë afër njëri-tjetrit me fytyrë sa të ndjejnë frymëmarrjen. Më tej, nuk këshillojmë puthjet sepse kështu shkëmbehen pështymat dhe kështu virusi mund të transmetohet,” tregon një eksperte infeksioniste në vend.

Statistikat e kovidit në Holandë janë përmirësuar në javët e fundit, sikundër edhe numri i viktimave, kur raportohen aktualisht më shumë se 50 mijë raste dhe 6 mijë jetë të humbura.

Kryebashkiakja e Amsterdamit ka planifikuar riorganizimin e lagjes me dritat e kuqe për t’i mbrojtur punëtoret atje nga shfrytëzimi seksual, trafikimi dhe dhuna për motive narkotikësh.

Holanda e ka legalizuar prostitucionin në vitin 2000, dhe që atëherë ky sektor punëson rreth 7 mijë punëtorë të regjistruar duke tërhequr edhe turistë nga e gjithë bota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera