Sport

Nuk ka fund festa për Messin me shokë, këtë herë i mbledh një mesfushor

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 30 June 2022

Nuk ka fund festa për yjet e futbollit argjentinas. Vetëm pak ditë pasi festuan ditëlindjen e Lionel Messit, shumë futbollistë të përfaqësueses u grumbulluan sërish në Ibiza, këtë herë për 28-vjetorin e mesfushorit Paredes.

Nuk mungonte në festë sërish Lionel Messi, dyshja e Interit, Lautaro e Correa, ish sulmuesi i Atalantës, Papu Gomez, si dhe emra si Di Maria, Pastore, Pereyra, Tagliafico e Lo Celso.

Thuajse të gjithë ishin të shoqëruara nga gratë apo të dashurat e tyre, teksa Papu Gomez kishte marrë detyrën të bënte edhe DJ-in e festës, duke argëtuar jo pak të pranishmit.

-Advertisement-

Kjo festë është një tjetër dëshmi se grupi i futbollistëve të Argjentinës është mjaft i bashkuar, me futbollistët që kanë marrëdhënie miqësie të fortë me njëri-tjetrin, gjë që po reflektohet edhe në rezultatet e bardhekaltërve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera