Sport

Nuk ka fituar asnjë ndeshje gjatë 2023-shit, Crystal Palace shkarkon trajnerin e njohur

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 17 March 2023

Patrick Vieira është shkarkuar nga posti i trajnerit të Crystal Palace. Klubi anglez, i 12-ti në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League-s, renditet i 12-ti me vetëm tri pikë mbi zonën e rënies.

“Rezultatet në muajt e fundit na kanë vënë në një situatë të vështirë në ligë dhe ne ndjemë se duhej një ndryshim për të na dhënë shanset më të mira për të qëndruar në Premier League”, deklaroi tha presidenti i klubit londinez, Steve Parish.

Crystal Palace nuk ka fituar asnjë ndeshje në Premier League gjatë vitit 2023. Suksesi i fundit dadon në muajin dhjetor (31), 0-2 në fushën e Bournemouthit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera