“Nuk është e mençur që Vuçiq të luajë me këshilltarin kryesor të Biden”
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 21 October 2022
Profesori amerikan që ligjëron në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins” në Washington, Edward P. Joseph ka reaguar pas ofensivës së fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Joseph ka thënë se më në fund Washingtoni po vepron sipas Strategjisë së Konvergjencës së publikuar muaj më parë e ku është edhe vet autor.
Profesori amerikan ka thënë se deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të bëra në intervistën për Kanal 10, janë plotësisht në përputhje me konstatimet e Strategjisë së Konvergjencës ku përmenden si jetike marrja e njohjes së pavarësisë nga pesëshja e BE-së dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Ndërkohë Joseph përmend edhe deklaratën e Escobar për çështjen e Ballkanit të Hapur, nismë për të cilën ka thënë se duhet të jetë plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit pa kushte dhe gjithëpërfshirëse.
Joseph thotë se mbase një qëndrim i tillë i Escobar për “Open Balkan” ka ardhur si rezultat i veprimeve të Aleksander Vucic i cili nënshkroi para syve të amerikanëve marrëveshje koordinimi të politikës së jashtme me Rusinë.
“Pse ky përqafim i vonuar i strategjisë së shëndosh. Ndoshta Vucic ndihmoi Washingtonin të shihte dritë pas nënshkrimit të paktit serbo-rus muajin e kaluar në tokën amerikane, përballë botës, me figurën e sanksionuar ruse Lavrov. Nuk është e mençur që Vuçiq të luajë me Jake Sullivanin në këtë mënyrë”, ka shkruar Joseph.
Edward P.Joseph në vazhdimësi ka qenë kundër nismës së Ballkanit të Hapur.
Të tjera
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...
-
OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat ja...
-
Abdixhiku pas vḍekjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprim...
-
Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizit...
-
Vḍes gruaja e Enver Malokut
Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë m...
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...