Sport

Nuk e do as Barca as Bayerni, Coutinho mund të befasoj me skuadrën e re

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 31 March 2020

Leicester City mund të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës.

Klubi i “dhelprave” ka shfaqur interes të papritur për lojtarin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Anglezët kanë shfaqur interes për futbollistin e huazuar te Bayern Munchen.

-Advertisement-

Ky i fundit me shumë mundësi nuk do të qëndrojë në Gjermani, pasi bavarezët nuk duan të paguajnë 120 milionë euro për të.

Skuadra e Leicester mund të mos jetë në nivelin e Coutinhos, por me Bayernin që nuk e do, as Barcelonën, lojtari pritet ta ulë pagën.

Vera pritet të jetë shumë e rrëmbyer për lojtarin që mund të përfundojë i huazuar te Leicester.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera