Sport

Nuk do ta besoni se çfarë ka ndodhur me trofeun e Copa Libertadores

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 26 November 2018

Ndeshja mes dy rivalëve argjentinas, River Plate – Boca Juniors është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Trofeu i Kupës Libertadores ishte paraparë të shkonte në duart e njërës prej dy skuadrave argjentinase, River Plate ose Boca Juniors, por ngjarjet që kanë ndodhur kanë shtyrë festën.

Pas incidenteve që ndodhën në prag të ndeshjes ditën e shtunë, kur u sulmua me gurë dhe gaz lotsjellës autobusi i skuadrës së Boca Juniorsit, ndeshja u shty në disa orare të ndryshme, derisa dje u vendos përfundimisht që të mos luhej.

-Advertisement-

CONMEBOL njoftoi se të martën do të mblidhen me drejtuesit e të dy klubeve, për të vendosur një datë tjetër për të luajtur finalen e dytë të Kupës së Libertadores, ndërsa trofeu u mor me taksi dhe u largua nga stadiumi, në pritje për t’u rikthyer sërish aty, kur të luhet ndeshja.

Kujtojmë që nga sulmi ndaj autobusit të Boca Juniorsit u plagosën disa lojtarë të cilët nuk arritën të rikuperoheshin në kohë për lojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera