Sport

Nreymar tregon Botëroin: Shkova për të luajtur, jo të më godisnin

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 23 July 2018

Në intervistën e parë të tij pas përfundimit të botërorit, ylli brazilian Neymar tregon aventurën e tij në Rusi që për shumë tifoz u kthye në qesharake.

“Unë shkova në Botëror të luaja e të fitoja ndeshje jo të goditesha, kritikat ndaj meje u ekzagjeruan, megjithatë unë jam i rritur tashmë dhe u mësova”.

Më pas Neymar është pyetur edhe për të gjithë famën që mori shoku i tij i skuadrës tek PSG Kylian Mbape.

-Advertisement-

“Jam i kënaqur për të sepse ne kemi shumë miqësi, jam përpjekur në klub t’i mësoja shumë gjëra nga eksperienca ime edhe pse unë jam i ri për vete. Po bëhet gjithmonë edhe më i mirë”, përfundon Neymar, i cili mori pjesë në një turne botëror të futbollit të vogël, apo kalçetos siç njihet ndryshe. Brazili i tij fitoi turneun ku morën pjesë 60 shtete, pasi mundën Meksikën në finale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera