Sport

Notat e lojtarëve, Arsenal 3-0 Dundalk, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 29 October 2020

Arsenali e ka mposhtur Dundalkin me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për londinezët i realizuan Edeard Nketiah (42’), Joseph Willock (44’) dhe Nicolas Pepe (46’).

Menjëherë pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë takim.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur mesfushori i Arsenalit, Joseph Willock, i cili realizoi një gol dhe bëri një asistim për Nicolas Pepen, duke marrë kështu notën (8.4).

Në anën tjetër dështimet e këtij takimi ishin lojtarët e Dundalkit, mbrojtësi Cleary dhe portieri Rogers, të cilët morën notën (5.8).

Granit Xhaka që luaji për 74’ minuta u vlerësua me notën (6.9), ndërsa Shkodran Mustafi që u paraqit për 62’ minuta mori notën (7.0).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve që u paraqitën në këtë takim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera