Sport

Nota e Xhakës dhe futbollistëve të takimit, Arsenal 1-2 Brighton

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 05 December 2019

Arsenali nuk ka arritur të fitoj as pas nëntë ndeshjeve radhazi në të gjitha kompeticionet, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ të enjten mbrëma kanë pësuar humbjen e radhës, kësaj radhe nga Brightoni, i cili triumfoj me rezultat 1-2 midis ‘Emirates Stadium’.

Kjo ishte humbja e parë e Arsenalit para shikuesve të vet këtë sezon në Premierligë, kurse fitorja e parë e Brightonit në histori të kubit si mysafir i Arsenalit.

-Advertisement-

Golat për mysafirët i shënuan Webster dhe Maupay, ndërsa për vendasit golin e vetëm e realizoi sulmuesi francez, Lacazzete.

Mooy i Brightonit ishte lojtari me i mirë i takimit, i cili u vlerësua me notën (8.2), ndërsa futbollisti me paraqitjen më të dobët ishte Hector Bellerin i Arsenalit, i cili u vlerësua me notën (6.2).

Granit Xhaka pati një paraqitje solide dhe për këtë u vlerësua me notën (6.7).

Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve që u paraqiten në këtë takim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera