Norvegjia liron ish-anëtarin e Wagner, i cili po kërkon azil

Autori: Gazeta inFokus
20:25 | 25 January 2023
Autoritetet norvegjeze kanë njoftuar se kanë liruar një ish-anëtar të rangut të lartë të grupit paraushtarak rus Wagner, i cili kërkoi azil pasi kishte hyrë ilegalisht në vend.
Drejtoria Norvegjeze e Emigracionit (UDI) njoftoi të martën, më 24 janar, se rusi Andrey Medvedev “është arrestuar në bazë të Aktit të Emigracionit dhe është në pritje të një vendimi për paraburgimin”.
Jon Andreas Johansen i Policisë Norvegjeze të Emigracionit, tha më 25 janar se Medvedev u lirua nga qendra e paraburgimit, sepse siç tha ai, nuk kishte më asnjë arsye për ndalimin e tij.
Medvedev, i cili thotë se ka frikë për jetën e tij nëse kthehet në Rusi, në fillim të këtij muaji kaloi në Norvegji, e cila ndan një kufi prej 198 kilometrash me Rusinë. Ai u transferua menjëherë në Oslo, gjë që është procedurë e zakonshme për azilkërkuesit, raporton Associated Press (AP).
Vladimir Osechkin nga grupi disident rus Gulagu.net, i cili ndihmoi Medvedevin të arratisej, tha se ai ishte në një shtëpi të sigurt derisa u transferua pa shpjegime në paraburgimin e imigracionit.
Avokati i tij norvegjez i tha sot gazetës norvegjeze Dagbladet se lirimi i Medvedevit ishte një “vendim i arsyeshëm”.
“Unë ende nuk e di se çfarë marrëveshje do të ketë me të”, tha avokati për gazetën.
Medvedev tha se ai ishte nën zjarrin rus përpara se të kalonte në këtë shtet skandinav.
Policia norvegjeze tha se ishte informuar nga rojet kufitare ruse për gjurmët në dëborë që tregojnë se dikush mund të ketë kaluar kufirin ilegalisht.
Shërbimi hetimor kombëtar i Norvegjisë, i cili merr pjesë në hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë, njoftoi se po merr në pyetje Medvedevin, i cili “ka statusin e dëshmitarit”.
Pretendohet se ai i ka thënë grupit rus të të drejtave të njeriut se ishte gati të tregonte gjithçka që dinte për grupin Wagner, aktivitetet e tij dhe pronarin e tij, Yevgeny Prigozhin, i cili është i afërt me Kremlinin./REL

Të tjera
-
Mbi 2 mijë gjoba e 56 aksidente gjatë 24-orëve në vend
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 323 tiketa trafik...
-
Shoqërohet në polici gruaja, pasi e sụlmoi në Suharekë një të mitur
Një grua është shoqëruar në stacionin policor të enjten pasi dyshohet se më 4...
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë – mashtruan një shtetas të Maqedonisë së Veriut
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në një ras...
-
Vjedhje e rëndë në një market në Prishtinë – arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Jusuf Gërva...
-
Muharremi para protestës kundër shtrenjtimit të rrymës: Po mbrojmë qytetarët, familjet dhe bizneset
Shenoll Muharremi, njëri nga organizatorët e iniciativës qytetare kundër shtr...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Agim Ramadani në 26-vjetorin e rënies
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi heroin Agim Ramadani në 26- vjetor...
-
Presidenca e BeH-së i kërkoi EUFOR-it të ndihmojë në arrestimin e Dodik
Presidenca e Bosnje-Hercegovinës sot, me votat e anëtarëve të saj, Zheljko Ko...
-
Abdixhiku përkujton “poetin që i këndoi lirisë dhe Heroin e Kosovës”: Agim Ramadani u bë dritë në rrugëtimin tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Her...
-
Syla përfaqëson Kosovën në grupin për ndihmë ushtarake Ukrainës
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Shemsi Syla, po përfaqë...
-
Lidhja e Bizneseve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK), në emër të anëtarësisë së saj, ka shpreh...
-
Izraeli liron nga burgu palestinezin që e kishte arrestuar në moshën 13-vjeçare
Një palestinez i burgosur nga Izraeli për një sulm kur ishte 13 vjeç është li...
-
Osmani me ftesë të Erdoganit merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë
Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të homologut të Turqisë, Recep Tayyip Erdog...