Ymeri për VV-në: Nuk po japin shenja se kanë ndërmend t’i respektojnë procedurat ligjore
Autori: Gazeta inFokus
08:47 | 11 April 2025
Analisti Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke e konsideruar të mundshme krijimin e një qeverie nga partitë që deri më tani kanë qenë në opozitë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmendi dy arsye kryesore që mund të çojnë në formimin e një koalicioni të tillë.
Sipas Ymerit, këto parti kanë një pajtueshmëri më të madhe programore, veçanërisht në çështje të rëndësishme si dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Unë e shoh të mundshme një qeveri të përbërë nga partitë opozitare për dy arsye: kanë pajtueshmëri në pikat programore, sidomos për dialogun dhe politikën e jashtme,” deklaroi ai në emisionin “Debat Plus”.
Ymeri theksoi gjithashtu se kur një koalicion ndërtohet nga parti me fuqi të përafërt politike, ka më shumë qëndrueshmëri dhe rreziku për prishje të koalicionit është më i vogël.
“Kur ke një koalicion të përbërë nga parti me madhësi të përafërt, gjasat për të vazhduar janë më të mëdha. Sepse, nëse bie qeveria, përballen me rrezikun e kthimit të VV-së në pushtet përmes zgjedhjeve të parakohshme,” u shpreh Ymeri.
Analisti nuk kurseu as kritikat për sjelljen politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti. Ai tha se VV-ja dhe disa prej përfaqësuesve të saj po japin sinjale se nuk janë të gatshëm të respektojnë proceset demokratike dhe institucionale, në rast se nuk arrijnë të formojnë qeverinë.
“Sjelljet e deritashme të VV-së, dhe në disa raste edhe të partive të tjera, tregojnë mungesë gatishmërie për të respektuar një procedurë demokratike, e cila duhet të përfillet pavarësisht nëse u konvenon apo jo,” theksoi Ymeri.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























