Lajme

Abdixhiku përkujton “poetin që i këndoi lirisë dhe Heroin e Kosovës”: Agim Ramadani u bë dritë në rrugëtimin tonë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 11 Prill 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Agim Ramadani, në 26-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, shkruan Gazeta Infokus.

“Ditët e lavdishme të prillit në historinë tonë nuk janë vetëm të dhimbshme, por edhe burim krenarie të thellë. Në prill të vitit 1999, në majet e larta të Koshares, nën udhëheqjen e strategëve të luftës për liri, Agim Ramadani ‘Katana’ dhe Sali Çekaj, u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me Betejën e Koshares – ndër më të lavdishmet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” ka shkruar Abdixhiku në një postim në rrjete sociale.

Ai e përshkroi Agim Ramadanin si një figurë shumëdimensionale – strateg i shquar, poet, piktor dhe shkrimtar – që idealin për liri e jetoi dhe e shprehu me çdo veprim e varg.

-Advertisement-

“Sot përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë para veprës së tij dhe sakrificës së jashtëzakonshme për lirinë e vendit tonë. Kujtojmë jo vetëm luftëtarin e pathyeshëm, por edhe artistin që me penë dhe brushë i dha ngjyrë ëndrrës për liri. Ai zgjodhi përballjen në kohët më të vështira, duke u bërë shembull i përjetshëm i atdhedashurisë dhe guximit,” ka shtuar ai.

Abdixhiku kujtoi se Agim Ramadani ra në agimin e 11 prillit 1999, duke udhëhequr me trimëri Grupin Operativ 3, dhe se me gjakun e tij shkroi njërën nga faqet më të ndritshme të historisë shqiptare.

“Agimi ra, por nuk u shua në kujtesën tonë. Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë – ata bëhen dritë për përjetësi.”

Në këtë përvjetor, kreu i LDK-së tha se përkujtohet me respekt të thellë jo vetëm figura e Agim Ramadanit, por edhe e të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri dhe shtetësi.

“Vepra e tyre është dhe do të mbetet udhërrëfyesi ynë i përhershëm. Lavdi e përjetshme Heroit Agim Ramadani! Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri e pavarësi!”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy