Lajme

Norvegjia dërgon ndihma ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore dhe 100 raketa

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 21 April 2022

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram tha se Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore ‘Mistral’.

Me deklaratën e ditës së sotme ai dha disa detaje rreth ndihmave të dërguara të cilat i konsideroi si një përfitim i madh për Ukrainën.

Norvegjia i siguroi Kievit rreth 100 raketa ‘Mistral’ dhe një numër të vogël njësi lëshimi. Sistemi Mistral ishte duke u hequr gradualisht nga ushtria norvegjeze, por është ende një armë moderne dhe efektive që do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën”, tha Gram.

-Advertisement-

Sipas Ministrisë, Norvegjia kishte dhuruar më parë një total prej 4,000 raketash antitank, disa lloje të pajisjeve mbrojtëse dhe pajisje të tjera ushtarake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera